Lajme

405 banesa të reja për banorët e Vlorës, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan nga tërmeti

By GAZETA SCANNER 1

May 04, 2024

405 apartamente iu dhanë banorëve të Vlorës, të cilëve shtëpitë e tyre iu ishin shkatërruar nga tërmeti fatkeq.

Çelësat ua dorëzoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se apartamentet e ndërtuara u përkasin banorëve duke theksuar faktin se nuk u duhet të paguajnë asgjë dhe se duhet të mirëmbahet ambienti i përbashkët.

“Ajo që është e rëndësishme është se këto janë shtëpitë tuaja dhe ju nuk keni asnjë detyrim. Asnjë kokërr leku, asnjë kredi asnjë borxh, asgjë. I keni prona tuajat. T’i gëzoni dhe bëni si të doni, vetëm mirëmbajeni gjithë këtë ambientin, për të mirën e të gjithëve. Kjo është e vetmja gjë që keni ju detyrë”- u shpreh kryeministri. /TCh/