Lajme

385 ushtarë të UÇK-së 14-17 vjeçarë, Mehmetaj: Çka mendojnë këta kur Xhelal dezertori bën filma në veri?

By GAZETA SCANNER

September 15, 2024

Gazetari Lirim Mehmetaj ka nxjerrë të disa të dhëna shkencore ku llogaritet të kenë qenë 385 ushtarë të UÇK-së në moshën 14-17 vjeçare, 2 mijë e 228 në moshën 18-19 vjeçare.

Kur kanë luftuar këta 14 vjeçarë istikameve, Albin Kurti në Prishtinë, në lule të rinisë e 20 e kusur vjet, ka dhënë intervista duke deklaruar se si nuk kapet arma kundër Serbisë e duhet zgjidhje paqësore”, ka shkruar Mehmetaj.

Postimi i plotë:

14 vjeçarët e UÇK-së

Në punimin e Alpaslan O¨zerdem për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, publikuar në vitin 2003 me titull “Vocational training of former Kosovo Liberation Army combatants: for what purpose and end?”, është e publikuar edhe një listë me ushtarët e UÇK-së.

Aty tregohet niveli i shkollimit për secilin grup të shqiptarëve që iu bashkuan UÇK-së.

Por, përveç shkollimit, të dhënat janë edhe për moshën e ushtarëve.

Bie në sy se plot 385 veta janë në mes moshës 14 dhe 17 vjeç.

Ndërsa nga mosha 18-19 vjeç janë 2 mijë e 228 ushtarë.

Kur kanë luftuar këta 14 vjeçarë istikameve, Albin Kurti në Prishtinë, në lule të rinisë e 20 e kusur vjet, ka dhënë intervista duke deklaruar se si nuk kapet arma kundër Serbisë e duhet zgjidhje paqësore.

Athu çka mendojnë këta, kur ta shohin tash Xhelal dezertorin t’uj bo filma në Veri…