Sport

Mourinho rikthehet me humbje në ‘Old Tafford’

Manchester United e ka mposhtur me rezultat 2-1 Tottenhamin në “Old Trafford” duke i parakaluar në renditjen e Premier Ligës.

Jose Mourinho është rikthyer tek ish-ekipi i tij, por do të largohet kokulur. United e nisi shumë mirë sfidën duke rrezikuar portën kundërshtare që në fillim. Marcus Rashford ka kaluar vendasit në avantazh pas një goditjeje të fuqishme që ka depërtuar në mes të duarve të portierit.

Spurs reagojnë dhe pak më vonë kanë barazuar rezultatin me magjinë e Dele Alli. Mesfushori anglez ka turpëruar dy mbrojtës dhe më pas ka finalizuar me shumë klas. Pas pushimit Unitedi gjen menjëherë golin e avantazhit, përsëri me Rashford. Sulmuesi i Anglisë ka fituar penalltinë dhe e ka ekzekutuar duke mposhtur portierin kundërshtar për të dytën herë. Vendasit ruajtën përqendrimin duke mos lejuar Tottenham të rifuteshin në lojë, tri pikë të arta për Djajtë.

Chelsea ka fituar 2-1 ndaj Aston Villas në “Stamford Bridge”. Tammy Abraham ishte lojtari që i dha toren me një gol dhe një asistim, megjithëse ishte në dyshim për të luajtur për shkak të një dëmtimi të pësuar një javë më parë. Leicester vazhdon ecurinë e fitoreve teksa këtë herë viktima e Dhelprave ka qenë Watford. Vendasit kanë fituar 2-0 falë golit të Jamie Vardy me penallti dhe Maddison. Southampton ka mposhtur 2-1 Norwich në betejën e mbijetesës teksa Wolves kanë mposhtur 2-0 West Ham. Cutrone ka shënuar golin e dytë për Ujqërit.