Sport

36 mijë euro çdo 24 orë, paga e çmendur e Ancelottit te Evertoni

Carlo Ancelotti është shumë pranë marrjes së drejtimit të skuadrës së Evertonit.

Strategu italian do të firmosë një kontratë nga e cila do të përfitojë një shifër të frikshme, 58 milionë euro.

E përditshmja angleze “The Sun” është argëtuar duke bërë llogaritë e rrogës së trajnerit italian, i cili do të fitojë 11,5 milionë sterlina në vit. Ai do të fitojë 36 mijë euro çdo 24 orë. Ancelotti do të marrë 1.548 euro në orë ose 24 euro në minutë. Everton do të derdhë në çdo muaj në llogarinë e italianit 1 milion e 128 mijë euro, të barasvlershme me 260 mijë euro në javë.