Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me rastin e shënimit të 33 vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, organizoi një pritje për gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë në kuadër të programit “Gazetarët në Rezidencë”.
Në këtë event, mori pjesë Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rhode, Zëdhënësja e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Lindsay Jagla, si dhe bashkëpunëtorët e AGK-së, që ndihmojnë në zbatimin e këtij programi.
🔎 👥 Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, që nga prilli 2022, e zbaton programin që u mundëson gazetarëve ukrainas që kanë ikur nga lufta, të vazhdojnë punën e tyre si gazetarë në vendin tonë. Ata bëjnë një punë të jashtëzakonshme duke raportuar në baza ditore nga Kosova, për Kosovën e Ukrainën, atdheun e tyre.
🛈 Gazetarët në Rezidencë – Kosovë, është program i iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, në kuadër të programit mbështetës, Voices of Ukraine, zbatohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, dhe mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si dhe iniciativa Hannah Arendt e Qeverisë së Gjermanisë.