9.6 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

30 prill 1999 – Krenari dhe dhembje

- Advertisement -

Shkruan: Lulzim Nika

Në ato ditë të fundit të prillit, çdo mëngjes, ishim plot me shpresë se liria e Kosovës ishte më afër se kurrë, por njëkohësisht, lufta ishte e pamëshirshme, teksa përballeshim me rënien në altarin e lirisë, të të dashurve tanë. Më datë 30 prill 1999, makineria gjakatare serbe,do të sulmonte fshatrat Verbovc dhe Shtuticë. Në atë mëngjes të hershëm, makineria ushtarake serbe do të dilte nga objekti I fabrikës së Feroniklit dhe do t’u vërsulej me tërë brutalitetin vrastar këtyre dy fshatrave.

Në këtë ofensivë gjakatare, ra për të mos vdekur kurrë, komandanti dhe heroi Ilaz Kodra, që në kohë shumë të vështira arriti ta konsolidonte brigadën 114 , dhe në mënyrë madhështore ringjalli idenë dhe besimin në lirinë e Kosovës.
Në këtë betejë të përmasave të mëdha, në fushën e nderit ranë heroikisht 58 Dëshmor në krye me Komandantin e Brigadës 114, Ilaz Kodra, si dhe 235 martirë. Më lejoni një rikujtesë të vogël, me ç’rast dua të sjell ndërmend datën 26 nëntor 1998, në fshatin Gllanasellë, Ilaz Kodra dha betimin në praninë e shumë ushtarëve, pranë varrit te ideologut të UÇK-së, komandantit Fehmi Lladrovcit. Ai parakalim para ushtarëvee ishte ringjallje e shpresës shekullore për liri në kohën kur ofensiva serbe e shtatorit 1998, kishte pasur për synim ta zhdukte UÇK-në; prandaj lufta dhe rënia heroike e Ilaz Kodrës, sa është dhembje jona, po aq është krenari për të gjithë shqiptarët, që patëm një udhëheqës ushtarak, siç ishte Ilaz Kodra.


Sot në shkollën ku punoj, sa herë shoh Agronin, Besartën, më kujtohet ajo banka shkollore, mbetur zbrazur, e Antigones, e cila me vullnet dhe besim në idealin për lirinë, kishte marrë, në atë moshe të re, përgjegjësinë që të bëhet ushtare e lirisë. Antigona Fazliu, heroina më e re e Kosovës, e edukuar në frymën atdhetare dhe që si ideal kishte heroinat Shotë Galicën dhe Xhevë Lladrovcin, ra për të mos vdekur kurrë, në mbrojtje te popullsisë civile.
Kjo ditë, pra 30 prilli 1999, më sjell ndërmend, edhe një burrë ta pathyeshëm për lirinë e Kosovës, bacën Ajet Rrukiqin i cili gjatë gushtit vitit 1998, ku ishte i pranishëm edhe baca Tafë, në një takim me komandantin Fehmi Lladrovcin, i thotë:’’Kësaj radhe do të fitojna, lufta dhe angazhimi yt, komandant’’ – i drejtohet Fehmi Llarovcit, – Do të bëhet realitet’’. Sypatrembur dhe me besimin në liri, bacë Ajet Rrukiqi, ra në mbrojtje të Kosovës për të mos vdekur kurrë dhe po ashtu dëshmorë ranë edhe luftëtarët si:Sejdi Krelani, Bajram Aliu, e shumë të tjerë.


Në këtë ofensivë, humba shumë të afërm të mi, që më mësuan dhe lojërat e fëmijërisë, e sidomos dajët e mi, me të cilët ishim rritur bashkë dhe fatkeqësisht, aty u vranë në një ditë, tri gjenerata: gjyshi, djali dhe nipi.
Verbovci atë ditë ishte nën brutalitetin e egër të forcave serbe, që kundër shqiptarëve kishte angazhuar tërë arsenalin ushtarak, duke vrarë masivisht, fëmijë, gra dhe pleq.
Në këtë shkrim do t’i mbetem borxh edhe sakrificës të disa te rënëve, që kishin qëllim të tyre sublim, shpëtimin e popullsisë së paarmatosur, duke u bërë mur mbrojtës, përballë forcave serbe, që treguan brutalitet të paparë.
Po,vetëdijshëm, se me këtë shkrim do t’i mbetem borxh edhe disa të gjallëve që falë guximit të tyre, u shpëtuan shumë qytetarë, meqë arritën ta shpërthejnë rrethimin vrastar të forcave serbe, në atë ditë të kobshme të ofensivës gjakatare serbe. Me këtë shkrim, do t’i mbetem borxh edhe ushtarit të guximshëm, por të panjohur, në atë ditë vrastare që mbuloi fshatrat Verbovc dhe Shtuticë, qe janë dhimbja, kujtesa dhe krenaria jonë.

Lavdi Komandantit Ilaz Kodra!
Lavdi të gjithë te rënve!
I përjetshëm qoftë kujtimi, respekti e vlerësimi i kombit për ta!
Lavdi

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit