Lajme

3 persona të lënduar si pasojë e aksidentit në magjistralen Klinë-Pejë

By GAZETA SCANNER 1

June 24, 2024

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Klinë-Pejë

Lajmin e aksidentit e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku kanë dhënë detaje shtesë rreth rastit.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tre vetura, ku si pasojë e kësaj tre persona kanë marrë lëndime trupore.

Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.