KoronavirusiLajme

29 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 561 raste të reja nga 4384 testime të realizuara, 12.8 për qind e testeve kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik, njofton se janë shëruar 507 pacientë.

Betejën me virusin COVID-19 e kanë humbur 29 persona. Raste aktive në vend janë 13.008.