Lajme

27 vjet nga vdekja e Nënë Terezës, Osmani: Mbetet fanarë shërbimi ndaj njerëzimit

By GAZETA SCANNER 1

September 05, 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar Nënë Terezën në 27-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Osmani përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Nënë Tereza mbetet një fanarë dhembshurie, përulësie dhe shërbimi vetëmohues ndaj njerëzimit.

“Përkushtimi i Nënë Terezës për më të varfrit, besimi i saj i palëkundur dhe dashuria për njerëzit, pavarësisht nga prejardhja e tyre, duhet të jenë udhërrëfyes për një botë më humane”, ka shkruar Osmani.

“Me gjak unë jam shqiptare. Me shtetësi jam indiane. Me besim unë jam një murgeshë katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës…” – Shën Tereza. Në Ditën e Humanizmit, nderojmë jo vetëm jetën dhe trashëgiminë e një gruaje të jashtëzakonshme, por edhe vlerat që ajo mishëroi – dhembshurinë, dashurinë dhe shërbimin ndaj njerëzimit. Nënë jonë Terezë mbetet një fanarë dhembshurie, përulësie dhe shërbimi vetëmohues ndaj njerëzimit. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, me krenari e identifikoi veten si shqiptare, ndaj vepra e saj jetësore gjithnjë na mbushë zemrat me krenari e frymëzim. Përkushtimi i Nënë Terezës për më të varfrit, besimi i saj i palëkundur dhe dashuria për njerëzit, pavarësisht nga prejardhja e tyre, duhet të jenë udhërrëfyes për një botë më humane”, ka shkruar Osmani.