Lajme

27 vjet nga dalja publike e UÇK-së

By GAZETA SCANNER 1

November 28, 2024

28 nëntori pos shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari, shënon edhe një ngjarje tjetër madhore në historinë e shqiptarëve.

Pikërisht me këtë ditë, 27 vjet më parë u konfirmua se Kosova kishte nisur edhe zyrtarisht rezistencën e armatosur kundër aparatit ushtarako-policor të Sllobodan Millosheviqit.

Në vitin 1997-të, në Ditën e Flamurit, doli publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Protagonistët, Daut Haradinaj, Rexhep Selimi dhe Mujë Krasniqi – Kapuçi, lexuan deklaratën e parë për paraqitjen publike.

Dalja e parë publike e UÇK-së u bë në fshatin Llaushë të Skenderajt, në varrimin e mësuesit Halit Geci, i cili ishte vrarë nga forcat serbe më 26 nëntor të vitit 1997-të.

Ndërkaq sot, festa e flamurit kjo datë historike e gjen Kosovën pa disa nga eprorët kryesorë të UÇK-së, të cilët nga viti 2020 gjenden në Hagë.