Ballina

25 vjet PDK, bashkëshortet e Thaçit dhe Veselit priten nga Krasniqi e Hamza

By GAZETA SCANNER 1

October 10, 2024

Bashkëshortja e Presidentit Hashim Thaçi, Lumnija dhe bashkëshortja e Kryetarit Kadri Veseli, Violeta, sot ishin në PDK ku u priten nga kryetari Memli Krasniqi, kandidati për kryeministër Bedri Hamza. Vizita e tyre në PDK u bë në kuadër të 25 vjetorit të themelimit të këtij subjekti politik!

“Në këtë përvjetor jubilar të themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës, pata nderin dhe kënaqësinë të pres bashkëshorten e Presidentit Hashim Thaçi, Lumnijen dhe bashkëshorten e Kryetarit Kadri Veseli, Violetën”, ka shkruar Memli Krasniqi, transmeton Scanner.

Postimi i plotë:

Në këtë përvjetor jubilar të themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës, pata nderin dhe kënaqësinë të pres bashkëshorten e Presidentit Hashim Thaçi, Lumnijen dhe bashkëshorten e Kryetarit Kadri Veseli, Violetën.

Urimet që i shkëmbyem për këtë 25 vjetor, fatkeqësisht nuk ishin të plota, sepse sot më tepër se çdoherë ndjehej mungesa e dy liderëve tanë.

Më shumë se mall, sot ndjejmë krenari që pjesë të rrugëtimit tonë jetësor i kemi dy burrështetas të guximshëm që ndryshuan fatin e Kosovës, dy udhëheqës vizionarë që e ngritën, zhvilluan dhe transformuan Republikën tonë, dy çlirimtarë që po vazhdojnë misionin e tyre në mbrojtje të së vërtetës së historisë së vendit dhe popullit tonë.

#25vjetPDK