Lajme

25 vjet nga marshi i bukës për Drenicë

By GAZETA SCANNER 1

March 16, 2023

Veprimtarja Edita Tahiri, ka përkujtuar 25-vjetorin e marshit “Bukë për Drenicë”, ku kishin marrë pjesë një numër i madh i grave për të dënuar dhunën që ushtrohej në atë kohë në Drenicë.

Tahiri ka thënë se marshi i vitit 1998 ka hyrë në historinë botërore si një ndër protestat më të fuqishme të grave.

“Sot 25 vjet nga marshi i bukës për Drenicë. Gratë e guximshme dhe trimëresha u përballen me forcat okupatore serbe. Bota u alarmua dhe ky marsh ka hyrë në historinë botërore duke u njohur si nder protestat më të fuqishme të grave në botë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=6409135199118940&id=100000675716850&mibextid=Nif5oz