KoronavirusiLajme

25 të vdekur dhe një mijë e 182 raste nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut janë shfaqur 1,182 raste pozitivë me COVID-19. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 25 pacientë, ndërsa janë shëruar 707 persona.

Në Shkup janë regjistruar 544 raste të reja , Kumanovë 48, Shtip 31, Prilep 50, Tetovë 75, Strugë 27, Veles 41, Manastir 28, Ohër 38, Kavadar 30, Gostivar 66, Gjevgjeli 17, Strumicë 22, Kriva Pallankë 8, Radovish 8, Krushevë 7, Koçani 13, Probishtip 9, Demir Hisar 3, Makedonski Brod 6, Berovë-4, Valandovë 12, Vinicë 8, Delçevë 4, Shën Nikollë 6, Kërçovë 55, Resnje 4 dhe Negotinë 18.

Gjatë 24 orëve si pasojë e komplikimeve nga Covid-19 jetën kanë humbur 25 pacientë, gjashtë pacientë nga Shkupi (të moshë 84, 77, 78, 83, 60 dhe 59 vjeçare), katër nga Kumanova ( të moshës 70, 61, 66 dhe 77 vjeçare), një nga Shtipi (72 vjeç), tre pacientë nga Prilepi (45, 75 dhe 71 vjeç), tre nga Tetova (58, 76 dhe 59 vjeç), dy nga Velesi (71 dhe 88 vjeçar), një nga Manastiri (54 vjeçar), një nga Kavadari (66 vjeçar), dy pacientë nga Gostivari (67 dhe 67 vjeç), një nga Strumica (71 vjeçar) dhe viktimë nga Krusheva (86 vjeç).

Që nga fillimi i pandemisë atje janë regjistruar gjithsej 53,631 raste me koronavirus, prej të cilëve 31,659 janë shëruar kurse 1.487 persona kanë humbur betejën me koronavirusion e ri. Për momentin 20,485 raste janë aktive, shkruan Alsat M.