Sport

“25 milionë tani ose të marrim falas vitin tjetër”, si Real Madridi i vendosi kushte Lilles dhe Leny Yoros

By GAZETA SCANNER 1

July 17, 2024

Real Madrid nuk ishte i interesuar të paguante më shumë se 25 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit francez të Lilles Leny Yoro.

Yoro pritej që t’i bashkohej Realit këtë verë, ngase refuzoi top klubet si Liverpool e PSG, duke iu bërë me dije se ëndërron fanellën galatike, por situata mori një kthesë ndryshe në fund dhe 18-vjeçari zgjodhi Man Unitedin të martën.

Man United kishte interesim të madh për Yoron dhe këtë e bëri të qartë duke ofruar 60 milionë euro për shërbimet e tij, pavarësisht që kishte vetëm një vit të mbetur në kontratën me gjigantin francez.

Yoro priti deri në fund Realin, por mesazhi i skuadrës spanjolle ishte i qartë: Nuk do të investonin mbi 25 milionë euro për një lojtar që mund ta marrin falas vitin tjetër.

Nëse dëshiron të transferohesh këtu, ky është propozimi ynë (25 milionë euro). Nëse Lille pranon, atëherë në rregull. Nëse jo, atëherë të marrim vitin tjetër”, thuhet se ka qenë vendimi i prerë i Realit, kështu së paku raporton gazetari Fabrizio Romano.

Yoro u lodh duke e pritur skuadrën spanjolle dhe pas dëshirës së madhe të Unitedit vendosi ta pranojë ofertën e kësaj të fundit, skuadër tek e cila po kryen testet mjekësore.

Yoro tani pritet të nënshkruajë për pesë vite me opsion për një tjetër, ndërsa Reali ende nuk ka vendosur nëse do të transferojë ndonjë qendërmbrojtës.