Botë

2,4 milionë palestinezë kanë nevojë për ndihma

Bëhet e ditur se 2,4 milionë njerëz kanë nevojë për ndihma humanitare në territoret palestineze.

Jamie McGoldrick, Koordinatori për Palestinën i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) bëri të ditur se nga 2,4 milionë palestinezë, që janë në nevojë për ndihma, 1,5 milionë janë të kategorisë “më të rëndë”, ndërsa për t’i dërguar këto ndihma tek këta persona nevojiten afërsisht 350 milionë dollarë.

Në një konferencë për shtyp në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, McGoldrick bëri deklarata në lidhje me territoret e okupuara palestineze dhe situatën humanitare në Gaza.

Duke theksuar se me kryeministrin palestinez, Muhamed Istiyye më 11 dhjetor kanë bërë thirrje për ndihma në vlerë 348 milionë dollarë për palestinezët në nevojë që janë në gjendje kritike, McGoldrick tha se numri i përgjithshëm i këtyre personave në nevojë në mbarë Palestinën është 2,4 milionë, ndërsa bëri të ditur se për 1,5 milionë palestinezë në gjendje më të rëndë nevojiten 350 milionë dollarë.

McGoldrick gjithashtu bëri të ditur se 65 për qind e palestinezëve nuk kanë siguri të ushqimit, ndërsa tha se ‘nevojat tjera janë shëndetësia, uji, pajisje sanitare, mbrojtja dhe strehimi’.