Lajme

23 sulme me eksploziv sivjet në Shqipëri, hetimet i zbardhën veç dy

By GAZETA SCANNER 1

November 10, 2024

23 sulme me eksploziv janë evidentuar këtë vit, në Shqipëri.

Shkodra del të jetë në krye të listës, me 12 sosh, ndërsa objektiv i këtyre sulmeve në disa raste kanë qenë policë, dhe gjyqtarë.

Numër të vogël të sulmeve të kësaj natyre nuk ka as kryeqyteti. Në Tiranë gjatë këtij viti janë regjistruar 5 shpërthime me eksploziv, ku nga to janë regjistruar me dëme materiale.

Nga 23 ngjarjet e ndodhura, policia ka zbardhur veç 2 nga to, ndërsa për pjesën tjetër hetimet vijojnë me autorët ende në arrati, raporton RTVKlan.

Sulm me eksploziv, ndodhi hiç më larg se mëngjesin e kësaj të diele. Një personit iu vendos sasia e tritolit në derën e banesës, në lagjen “Tre Heronjtë” në Shkodër.

Kjo është hera e dytë, që ndaj 52-vjeçarit, është organizuar sulm i kësaj natyre. Herën e parë, më 29 Gusht atij iu vendos një sasi lënde plasëse në derën e biznesit të tij, një agjenci funerale pranë Spitalit të Shkodrës