Rozë

22-vjeçari ka udhëtuar në 190 vende të botës por sipas tij dy prej vendeve më të këqija që ka vizituar janë…

By GAZETA SCANNER 1

November 28, 2024

Luca Pferdmenges, një person që ka udhëtuar dhe eksploruar 190 shtete deri tani, ka ndarë mendimet e tij për vendet që ai i konsideron më të “pështira” për turistët. Luca ka nisur të udhëtojë që kur ishte 15 vjeç dhe tani, në moshën 22 vjeçare, ka vizituar destinacione të njohura si Maldive, Mauritius, Brazili dhe Belgjika.

Në një intervistë, Luca ka përmendur disa shtete që ai i sheh si të nënvlerësuara nga shumica e udhëtarëve, si Uzbekistan, shtetet e Azisë Qendrore, vendet baltike, Mianmari, Maqedonia e Veriut, Butani, Malin e Zi dhe shumë shtete të Amerikës Latine. Sipas tij, këto vende shpesh kalojnë pa u vënë re, por ato ofrojnë eksperienca më të larmishme dhe më të përballueshme se destinacionet klasike turistike. Ai gjithashtu theksoi se Bhutan dhe Mianmari janë dy nga vendet më të bukura që ka vizituar.

Sa i përket preferencave të tij, Luca përmendi Meksikën, Brazilin, Izraelin, Spanjën, Butanin, Mbretërinë e Bashkuar, Emiratet e Bashkuara Arabe, Portugalinë dhe Austrinë si disa nga shtetet më të pëlqyera. Në anën tjetër, ai e konsideron Egjiptin si një nga vendet më të “pështira” për turistët, duke thënë se është shumë turistik dhe ofron vetëm plazhe të bukura. Po ashtu, Luca përmendi se Franca, Maldive, Mauritius dhe shumë ishuj të Karaibeve janë gjithashtu destinacione të ngopura me turizëm dhe shpesh nuk ofrojnë shumë përveç plazheve.

Ndërkohë, vendi që Luca e konsideron më të pështirë është Belgjika, për shkak të pasigurisë që ndjen gjatë natës në Bruksel dhe pamjes gri dhe të mërzitshme të qytetit gjatë dimrit. Për udhëtarët e tjerë, Drew Binsky, i cili ka vizituar çdo vend në botë, theksoi se Chad ishte vendi më i frikshëm që ka vizituar, për shkak të kërcënimeve dhe frikës që ndjeu gjatë qëndrimit në kryeqytetin N’Djamena.