Kuriozitete

21 mënyra për ta bërë jetën më të lumtur

By GAZETA SCANNER 1

October 12, 2024

Në të vërtet jeta e lumtur nuk është thjesht ndryshim i mënyrës së të jetuarit. Janë shumë metoda se si mund të ndryshojmë mënyrën e të jetuarit për të qenë më të lumtur.

Në këtë artikull sjellim 21 këshilla si ta bëni jetën tuaj më të lumtur dhe kuptimplote:

1. Kushtoja nga koha jote 10 deri 30 minuta për të ecur. 2. Kushtoja nga koha jote për çdo ditë nga 7 orë për gjumë. 3. Kushtoja një kohë për ushqime shpirtërore. 4. Kaloje një pjesë të kohës me njerëz të moshuar dhe me disa qe janë nën moshën 6-vjeçare. 5. Konsumo më shumë ushqime natyrale dhe përmbaju sa ke mundësi nga ato artificiale. 6. Pi një sasi të konsiderueshme të ujit. 7. Mos e kalo kohën tënde të shtrenjtë në thashetheme. 8. Harroji rastet dhe gabimet e kaluara, e mos ia kujto shoqëruesit tënd të jetës. 9. Dije se jeta është shkollë, ndërsa ti je nxënës në të dhe problemet i ngjajnë detyrave matematikore që kanë zgjidhje. 10. Haje mëngjesin tënd sikurse mbreti, drekën si një princ dhe darkën si i varfëri. 11. Jeta është shumë e shkurtër, mos e shpenzo duke urryer të tjerët. 12. Nuk është patjetër të fitosh në të gjitha dialogjet dhe debatet. 13. Mos e krahaso jetën tënde me jetën e të tjerëve, e as shokun e jetës me të tjerët. 14. I vetmi person përgjegjës për veten tënde je ti. 15. Fali të gjithë pa dallim. 16. Mendo për Zotin si krijues i gjithçkaje. 17. Sado që gjendja të jetë e mirë apo e keqe, beso se ajo do të ndryshojë. 18. Zilia është humbje kohe, ti i posedon të gjitha gjërat e nevojshme. 19. Telefono sa më shpesh prindërit e tu. 20. Ruaji kufijtë e tu. 21. Ndihu falenderuas kur zgjohesh shëndosh në mëngjes.