Lajme

19 vjet burgim ndaj dy të miturve për vrasjen e Lulit, Gashi: U vërtetua se vrasjen e rëndë e kanë kryer me dashje të plotë

By GAZETA SCANNER 1

July 31, 2024

Edhe në rigjykim, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me 19 vjet burgim dy të mitur që e rrahën për vdekje Lulzim Fejzullahu.

Pas vendimit ka reaguar avokati i familjes Fejzullahu, Tomë Gashi, shkruan Insajderi.

Gashi konfirmoi se me këtë aktgjykim u vërtetua edhe njëherë se ata që e vranë Lulin kanë vepruar në bashkëveprim me njëri-tjetrin.

“Sikurse heren e kaluar Gjykate njerin e ka denuar me burgim ne kohezgjatje prej 10 vitesh e tjetrin me denim me burgim prej 9 vitesh. Me kete Aktgjykim eshte vertetuar edhe nje here se ata qe vrane Lulin kan vepruar ne bashkkeveprim njeri me tjetrin dhe se vrasjen e rende e kan kryer me dashje te plote”, shkroi ai në Facebook.

18-vjeçari u rrah brutalisht më 14 janar në Podujevë dhe më 20 janar vdiq në QKUK.

Më 1 prill, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e Fejzullahut.

Policia fillimisht e pati raportuar rastin si vrasje në tentativë dhe therje me thikë, e në Emergjencë patën konstatuar vdekjen e tij nga lëndimet në kokën e viktimës të marra nga shkopi i bejsbollit.