Lajme

17-vjeçari shqiptaro-gjerman, kandidat i partisë së pavarur politike (FWV) në Gjermani

By GAZETA SCANNER 1

May 01, 2024

Florian M. Krasniqi është 17 vjeçar, gjimnaziast i shkelqyet dhe kandidat në politikën gjermane. Ai përfaqëson partinë e pamvarur politike në Komunë dhe landin Baden Würtemberg. Floriani është gjimnaziast por mundësia e angazhimit dhe aktivitetit politik i është dhuruar nga ligji zgjedhor i miratuar me 10 nëntor 2022 dhe vlenë nga qërshori 2024 i cili parasheh qe gjermanet nga mosha 16 vjeçare mund te votojn dhe inkuadrohen ne politikën gjermane, ku mund të ushtrojn detyren e politikanit shteteror. Këtë mundësi e shfrytezon Floriani, i cili është ndër kandidatet e vetem të kësaj moshe.

Floriani shprehet i inspiruar se këtë detyrë politike do ta ushtroj krahas edukimit shkollor, me shumë kënaqësi. Kandidati politik së fundi fitoi çmimin e inteligjencës shkollore në Baden Würtemberg. Pasi Kandidati politik me sukses kreu te gjitha procedurat paraprake për pjesmarrje në kandidatur të partis politike (FWV), ai deklaroi se primare për te, është fakulteti i mjekësisë të cilin do ta vazhdoj krahas aktivitetit politik, dhe ne fund do të vendos profesionin e mëtutjeshëm. Por Floriani nuk e përjashton mundësin e karrieres se tij politike në Bundestagun gjerman.

Floriani shton mëtutje se djepin e zhvillimit të një personaliteti bashkëkohor të kompletuar, atij i vendosi babi, Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqi, i cili vete është kandidat politik dhe aktuel në manatin 5 vjecar si përfaqësues i partisë së pamvarur politike (FWV). Zgjedhjet komunale dhe ato parlamentare jan caktuar me datën 09. Juni 2024.