Zgjedhjet 2025

16-shi i PDK-së për deputet, Ferat Shala: PDK po rikthehet fuqishëm në Viti

By GAZETA SCANNER

December 27, 2024

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 16, Ferat Shala së bashku me disa nga deputetët për deputetë kanë shpalosur programin qeverisës të kësaj partie në Viti.

Shala ka thënë se PDK-ja po rikthehet në Viti, falë punës dhe vizionit të kryetarit të degës, Bekim Azizi, dhe strukturave të partisë në këtë komunë.

“Me qytetarët e Vitisë, bashkë me kandidatët për deputetë nga kjo komunë në listën e PDK-së, për të prezantuar programin tonë për një Kosovë më të mirë, me zhvillim ekonomik, arsimin cilësor dhe shëndetësi të dinjitetshme. PDK po rikthehet fuqishëm në Viti, falë punës dhe vizionit të kryetarit të degës, Bekim Azizi, dhe strukturave të partisë në këtë komunë. Kosova meriton një qeveri të përgjegjshme, me profesionistë të dëshmuar dhe me vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar Shala në Facebook.