Sport

16 korriku është data kur Mbappe prezantohet tek Real Madridi

By GAZETA SCANNER 1

July 05, 2024

Pritjes i erdhi fundi.

Kylian Mbappe, do të prezantohet në “Santiago Bernabeu” më 16 korrik, dy ditë pas finales së Kampionatit Evropian.

Prezantimi i tij u pamundësua për shkak të “EURO 2024”.

Në prezantimin e 25-vjeçarit sipas Goal.com të pranishëm pritet të jenë 80 mijë tifozë.

Mbappe zyrtarisht u bë muajin e kaluar futbollist i “Los Blancos”.

Sipas mediave ai në fushë do të ‘zbarkojë’ duke bartur numrin nëntë, ku do të ketë edhe fishekzjarre.