Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numrin 15, Kujtim Gashi, së bashku me bashkëpunëtorë kanë takuar mbrëmë qytetarët e Ortakollit të Prizrenit.
Gashi, ka bërë me dije se kanë marrë përkrahje masive për fitoren e PDK-së më 9 shkurt.
“Ortakolli i bukur e me qytetarë të mrekullueshëm e ka nda mendjen. Masoviteti e përkrahja që morëm sonte në mbështetje të PDK-së është edhe reflektim i punëve të mira që kemi bërë në Prizren. Kjo na bën të bindur për fitoren e 9 shkurtit. Shpërndaje për Kosovën që mundet ma mirë”, ka shkruar Gashi në Facebook.