KoronavirusiLajme

14 viktima dhe 395 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut për 24 orë

14 qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi, nga 3 mijë e 565 testime të bëra, 395 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë së Veriut bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar 245 pacientë.