Princi William dhe princesha Kate Middleton festuan plot 13 vite si të martuar dhe janë ndër çiftet më të njohur të pallatit mbretëror.
Ata u takuan në universitetin “St. Andrews”, ku William studionte për gjeografi, ndërsa Kate për histori arti.
Kensington Palace publikoi një foto të re të çiftit nga dita e dasmës nga fotografja Millie Pilkington, duke thënë: ‘Sot 13 vjet më parë!’
Kate e cila momentalisht po i ushtrohet kimioterapive pas diagnostikimit me kancer,(kliko këtu) u martua me mbretin e ardhshëm Princ William në Westminster Abbey në prill 2011 pas tetë vitesh lidhje.
Dyshja po përballen me sfidën e tyre më të vështirë deri më tani, mes diagnozës së Princeshës që kërkon kohë, hapësirë dhe privatësi ndërsa vazhdon trajtimin e saj.