1.Nuk flini mjaftueshëm Pasojat: Ndikon në metabolizmin tuaj duke e ngadalësuar shumë. Ju bën të ndiheni të uritur. Ju rrit nivelet e kortizolit.
2. Hani me tepri gjatë darkës Pasojat: Hani shumë ose ushqim të rëndë, dhe si pasojë tretja ngadalësohet, sidomos gjatë natës. Keni prirjen të shihni TV, gjë që ju bën të hani edhe më shumë.
Rekomandimi: Zgjidhni një darkë të lehtë që konsiston në proteina dhe perime.
3. Shkoni në shtrat menjëherë pas darkës Pasojat: Ju bën të akumuloni më shumë qeliza dhjami. Keni probleme me tretjen.
Rekomandimi Duhet të hani darkë të paktën 1.5-2 orë para se të shkoni në shtrat.
4. Hani ushqime të skuqura për darkë Pasojat: Kanë shumë kalori që nuk do të keni kohë t’i digjni. Merrni më shumë qeliza dhjami. Nuk flini mirë.
Rekomandimi Duhet të hani ushqime të pjekura, zgare, apo të përgatitura në avull.
5. Hani ushqime pikante Pasojat Ushqimet pikante shkaktojnë tretje të dobët. Nuk flini mirë. Natën, teksa kaloni shumë orë pa konsumuar asgjë, ushqimet pikante provokojnë urth.
Rekomandimi Ushqimet pikante janë në fakt të mirë për metabolizmin. Hajini nëse doni – por jo gjatë natës.
6. Hani drithëra ose karbohidrate të tjera për darkë Pasojat Ju japin energji shtesë që nuk do e përdorni në gjumë. Ushqimet me shumë karbohidrate kanë shumë sheqerna që duhet të digjen menjëherë.
Rekomandimi Për darkë mund të merrni smoothies apo fruta të freskëta, gjithë llojet e sallatave apo ushqime me shumë proteina. Por sigurisht, nga pak.
7. Ju pëlqen të hani ëmbëlsirë natën Pasojat Sheqeri i bardhë dhe mielli transformohen në qeliza dhjami. Nuk i digjni dot ato kalori gjatë natës.
Rekomandimi Për ëmbëlsirë, merrni fruta.
8. Pas darke, hani ushqime të shpejta Pasojat Hani me tepri dhe konsumoni kalori boshe. Merrni energji shtesë që ju mban zgjuar.
Rekomandimi Shmangni bukën, biskotat dhe ëmbëlsirat e tjera në darkë. Nëse ju duhet patjetër, zgjidhni një gjë të lehtë me më pak se 200 kalori.
9. Keni prirjen ta shmangni fare darkën Pasojat Nuk ju ndihmon shumë të humbni peshë, sepse ngadalëson metabolizmin. Vetëm do ju bëjë të ndjeheni më të uritur në vaktin tjetër. Shmangia e vakteve shkakton ankth. Humbisni inde muskujsh dhe lëkura ju lëshohet.
Rekomandimi Edhe nëse keni kohë për një drekë apo darkë të plotë, përpiquni të hani të paktën një frut.
10. Ju konsumoni alkool apo kafeinë Pasojat Këto produkte ndikojnë në gjumin tuaj. Ato përmbajnë shumë kalori.
Rekomandimi Zgjidhni qumësht të ngrohtë apo lëngje natyrale frutash. Gjithmonë mbylleni ditën me një gotë ujë.
11. Përdorni celular apo kompjuter para gjumit Pasojat Drita blu që lëshojnë këto pajisje, ndikon shëndetin dhe gjumin. Edhe frekuencat e radios shkaktojnë privim nga gjumi.
Rekomandimi Fikini pajisjet të paktën një orë para gjumit. Lexoni një libër ose dëgjoni muzikë relaksuese.
12. Shkoni të flini vonë natën Pasojat Nëse shkoni të flini përtej mesnatës shtoni dhjamë sepse ky nuk është cikli i natyrshëm i trupit. Do të doni të hani diçka herët në mëngjes.
Rekomandimi Shkoni të flini sapo të ndjeheni të përgjumur. Nëse ndjeheni jo të lodhur në fund të ditës provoni disa ushtrime.