12 aksidente trafiku me motor janë regjistrua në Kosovë vetëm gjatë 24 orët e fundit.
Drejtori i Emergjencës Naser Syla, ka bërë të ditur numrat për Klan Kosova.
Njëri nga të aksidentuarit është në gjendje kritike, i intubuar në Qendren Emergjente të QKUK-së.
“Aksidente të shumta me motor i kam trajtuar gjatë 24 orëve sa kam qenë kujdestar. 12 raste i kam pasur. Njëri nga ta është në gjendje të rëndë i intubuar dhe po e trajtojmë në Qendren Emergjente. “Rastet të tjera kanë thyerje të këmbëve, duarve etj”, tha Syla.