Në këtë artikull do ju tregojmë se kush janë përbërësit e duhur me të cilin të përgatisni një vakt të shëndetshëm në mëngjes.
Tërshëra Tërshëra është një superushqim. Ndër përfitimet e këtij ushqimi ju kujtojmë se:
Ajo zvogëlon nivelin e kolesterolit dhe problemet me zemrën.
Përmirëson procesin e tretjes. Në sajë të sasisë të madhe të ujit që absorbon, tërshëra përshpejton dhe përmirëson tretjen.
Kjo zvogëlon rrezikun e atyre që vuajnë nga diabeti.
Kosi Ky ushqim ofron proteina dhe kalcium. Një filxhan kos të jep ndjesinë e ngopjes që ju duhet për të filluar ditën tuaj. Nëse nuk i pëlqeni shijen ose do të preferoni diçka të ëmbël, mund t’i shtoni copa frutash dhe një gjysmë luge çaji mjaltë.
Qitro Qitroja do të jetë aleati juaj nëse ju dëshironi të humbni disa kilogramë në disa ditë. Është treguar se të hahet një gjysmë qitro para ushqimit ndihmon në zvogëlimin e yndyrnave të tepërta që grumbullohen në trup. Ta konsumoni në mëngjes, gjithashtu ndihmon për të mbajtur nën kontroll nivelin e glukozës gjatë gjithë ditës.
Bukë gruri Karbohidratet janë të rëndësishme për një mëngjes të shëndetshëm. Para se të zgjidhni llojin e bukës, mos harroni se jo të gjitha karbohidratet janë të mira për trupin. Rregulli është që të zgjidhni një bukë të bëra nga drithëra të plota.
Banane Nuk ka ushqim më të mirë se banania për të shmangur urinë në mes të ditës. Duke qenë e pasur me kalium, banania ul presionin shpejt dhe natyrshëm. Ajo është e shkëlqyer me kos dhe tërshërë.
Gjalpë bajameje Nëse preferoni të shmangni konsumin e vezëve, gjalpi i bajames është një alternativë e shkëlqyer përsa i përket proteinave. Ai ka një sasi të madhe të yndyrnave të shëndetshme. Një lugë gjelle gjalpë bajameje me një fetë buke ose me një banane apo një mollë është e mjaftueshme për një mëngjes të shëndetshëm.
Shalqi Ju gjithashtu zgjoheni në mëngjes të etur. Në këtë rast, shtoni shalqi për mëngjesin tuaj. Përveçse është i përbërë nga 95% ujë, shalqiri është i pasur me likopene, ushqyes që gjenden vetëm në frutat e kuqe dhe që janë të mira për shëndetin e syve, shëndetin e zemrës dhe parandalojnë kancerin.
Manaferra Manaferrat janë të pasura me antioksidantë. Disa studime kanë treguar se këto fruta ndihmojnë për: • Përmirësimin e memories • Rritjen e aftësive motorike • Uljen e presionit të gjakut • Përshpejton metabolizmin tuaj. Nëse ju doni t’i jepni me shumë shije mëngjesit tuaj, shtoni një grusht me manaferra.
Vezë Ka disa mite në lidhje me konsumin e vezëve. Shumë njerëz besojnë se konsumimi i vezëve në mënyrë të konsiderueshme rrit nivelet e kolesterolit në gjak, shkruan revistawho. E vërteta është se një vezë përmban rreth 60% të kolesterolit që ne duhet të konsumojnë në një ditë, kështu që ju mund të hani një vezë të plotë dhe një të bardhë veze ose dy të bardha veze për mëngjes.
Kafe Ekspresi që ju pini në mëngjes për t’u zgjuar ka një numër të madh të mirash. Është treguar se ata që pinë një filxhan kafe në mëngjes kanë më pak rrezik të vuajnë nga diabeti dhe kanceri i prostatës.
Çaji Çaji ka përfitime të ngjashme me kafeinën dhe hidraton trupin më mirë. Antioksidantët e tij janë edhe më të shumtë sesa ata të kafes. Të gjitha varietetet e çajit janë të mirë, por është çaji jeshil ai që ka më shumë antioksidantë.