Meshkujt e kanë më të vështirë të shprehin emocionet me fjalë. Të qenit të ndjeshëm dhe të hapur është e vështirë për ta, por jo e pamundur!
11 gjëra që meshkujt bëjnë kur ju dashurojnë me të vërtetë:
1. JU DASHURON DHE RESPEKTON PËR ATË QË JENI
Kur një mashkull e dashuron vërtet një femër, ai e respekton për atë që është dhe jo vetëm për bukurinë e saj. Ai pranon të metat dhe virtytet, respekton vendimet dhe zgjedhjet e saj në jetë.
2. ËSHTË TIFOZI MË I MADH I JUAJI
Nuk duhet të jetë vetëm ai i suksesshëm, por duhet t’ju nxisë edhe juve të jeni e tillë. Ai beson te ju dhe tek ato gjëra që mund të arrini.
3. ËSHTË MBROJTËSI JUAJ
Kush dashuron, është gati të marrë përsipër çfarëdolloj rreziku për partneren. Është mbështetësi pa kushte i çfarëdolloj rrethane, gjithmonë vigjilent, është i gatshëm të rrezikojë veten për ju.
4. MERR PËRGJEGJËSITË
Në kohë të vështira, ai nuk ia ngarkon përgjegjësitë të tjerëve. Ai merr përsipër detyrimet dhe sakrifikon kur është e nevojshme.
5. VLERËSON MENDIMIN TUAJ
I jep rëndësi opinioneve tuaja deri në detaje.
6. JU DËGJON
Çdo gjë që ju thoni, për të është e rëndësishme. Ju kushton vëmendje, sepse jeni personi më i rëndësishëm në jetën e tij.
7. JU KA NË VËMENDJE
Është i kujdesshëm ndaj gjërave që ju pëlqejnë, të tilla si: ngjyrën tuaj të preferuar, si e pini kafen, llojin e librave që parapëlqeni. I mban mend këto gjëra sepse e di që janë të rëndësishme për ju.
8. GJEN KOHË PËR JU
Pavarësisht angazhimeve, kur ju keni nevojë ai gjendet aty për t’ju ndihmuar.
9. VLERËSON LIRINË NË ÇIFT
Kush dashuron me të vërtetë, respekton lirinë në çift.
10. JUA NDJEN MUNGESËN
Edhe disa minuta larg jus, e bëjnë partnerin të ndjejë mungesën tuaj.
11. VUAN BASHKË ME JU
Në çdo situatë të vështirë të jetës tuaj, ai vuan bashkë me ju dhe bën ç’është e mundur t’jua lehtësojë ngarkesat fizike dhe emocionale.