Zgjedhjet 2025

109-shi i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu në vendlindje: Do të vazhdoj të jem zëri juaj i fuqishëm në Kuvendin e Kosovës

By GAZETA SCANNER

December 30, 2024

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 109, Bekim Haxhiu, ka marrë mbështetje në vendin e tij të lindjes (fshati Trimor i Skenderajt) për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai është zotuar para bashkëvendësve se do të vazhdoj të jem zëri  i tyre i fuqishëm në Kuvendin e Kosovës.

“Pa mbështetjen e këtyre burrave, trimave të fshatit tim të lindjes nuk do të isha ky që jam. Si në luftë edhe në paqe nuk e tradhtuam besimin tek njëri-tjetri.  Edhe kësaj radhe jemi të bashkuar në të njëjtin qëllim për Kosovën më mirë. Fuqishëm po i japin mbështetje PDK-së, kryeministrit të ardhshëm Bedri Hamza me nr.1 dhe mua me nr. 109. Mirënjohës përjetë. Ju premtoj se do të vazhdoj të jem zëri juaj i fuqishëm në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.