Video/Foto

101-vjeçarja vijon të punojë në barkën e arragostave, pa plane për të dalë në pension (Video)

Max Oliver punon ende në barkën e tij të arragostave edhe pse është në moshën 78 vjeçare. Por nëse mendoni se kjo është e jashtëzakonshme, mësoni se ai ka një kolege barke, që është 101 vjeç.

Nëna e tij Virginia Oliver, vijon të punojë në barkë tre ditë në javë, gjatë sezonit të arragostave nga maji në nëntor, në brigjet e Maine në SHBA.

Nënë e bijë të moshuar duket se nuk e kanë problem një prej punëve më të vështira të vendit.

Max ngre ngarkesën e kapur ndërsa Virginia mat gjahun e kaluar, mban gaforret e mëdha dhe lëshon ato që janë tepër të vogla.

Për të kjo është si një natyrë e dytë. Gruaja ka mbledhur gaforre që kur ishte 7 apo 8 vjeçe, që prej kohës së “Depresionit të Madh”.

“Nuk është e vështirë për mua,” thotë ajo për rrjetin vendas The Boston Globe. “Mund të jetë e vështirë për dikë tjetër por jo për mua.”

Po megjithse nuk është e vështirë puna është e rrezikshme. Gruaja është prerë mjaft herë kohët e fundit, dhe rreziqet e punës te shoqeruara me moshen kanë bërë që shpesh të këshillohet të heqë dorë.

“Edhe doktori më tha, ‘Ç’bën ende me gaforret?’, por unë iu përgjigja se atë dua të bëj”, thotë Virginia.

Për këdo që kërkon të pyesë se edhe sa do të vazhdojë të punojnë, ajo ka një përgjigje: “Deri sa të vdes, dhe nuk e kam idenë se kur do të ndodhë”.