Lajme

101 bujq në komunën e Drenasit përfitojnë pajisje bujqësore

By GAZETA SCANNER 1

July 19, 2024

Komuna e Drenasit me ndihmën e Islamic Relief USA, ka shpërndarë pajisje bujqësore për 101 bujq, ka njoftuar kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Postimi i Lladrovcit në fb:

Subvencionet për bujqësi, kurrë nuk janë të mjaftueshme për bujqit e zellshëm, por, brenda kufijve e mundësive buxhetore, po e bëjmë më të mirën e mundshme.

Projekti për zhvillimin e bujqësisë i cili mbështetet nga Islamic Relief USA, në bashkëfinancim me Komunën e Drenasit, kemi nënshkruar kontrata me 101 bujq përfitues të makinave për spërkatjen e barishteve dhe makina për shpërndarjen e plehut artificial.

Për këto spërkatëse, kishte 133 aplikantë, por, Komisioni sipas dokumentacionit dhe kushteve për subvencionim, ka përzgjedhur 70 përfitues. Ndërsa për shpërndarëse të plehut artificial kishte 38 aplikantë, prej tyre përfituan 31 bujq sipas vlerësimit të komisionit komunal për subvencionet në bujqësi.

Falënderojmë Islamic Relief USA për përkrahjen e bujqve tanë të cilët nëpërmjet këtyre pajisjeve sigurojnë qëndrueshmërinë dhe kushtet më cilësore të prodhimit bujqësor.

https://www.facebook.com/share/p/QGBfn3jhutjDpBzF/?mibextid=WC7FNe