Ekonomi

10 mijë punëkërkues regjistrohen në “Superpuna”

By GAZETA SCANNER 1

May 30, 2023

Në platformën qeveritare të punësimit “Superpuna”, deri më tani janë regjistruar 10 mijë punëkërkues.

Kështu kanë bërë të ditur nga kjo platformë, në të cilën mund të regjistrohen për punësim të rinjtë nga mosha 18 – 25-vjeçare, transmeton KlanKosova.tv.

Rreth tre javë më parë, ku numri i të regjistruarve ka qenë afër 7,000, numri i të punësuarve ka qenë afër 2,000, sipas asaj që ka treguar Ministri i Financave, Hekuran Murati.