Lajme

10 mijë konsumatorë në Prishtinë ende pa rrymë, KEDS del me njoftim: Dëmet nga zjarri të mëdha

By GAZETA SCANNER 1

April 04, 2024

KEDS ka dalë me një njoftim pas zjarrit  që përfshiu nënstacion Prishtina 3 të KOSTT’it.

Në njoftimin e KEDS’it thuhet se falë përkushtimit të më shumë se 50 punëtorëve të KEDS-it, përmes linjave alternative, furnizimi me energji elektrike është kthyer për 11 mijë konsumatorë.

Por, 10 mijë konsumatorë në Prishtinë vazhdojnë të mbesin pa rrymë.

Njoftimi i plotë i KEDS-it:

Të nderuar konsumatorë,

Pas inspektimeve të nevojshme në Nënstacionin Prishtina 3 të KOSTT-it nga autoritetet relevante të Kosovës, ekipet e KEDS-it janë angazhuar menjëherë në pastrimin e ambienteve të përfshira nga zjarri dhe vlerësimin e gjendjes.

falë përkushtimit të më shumë se 50 punëtorëve të KEDS-it, përmes linjave alternative, furnizimi me energji elektrike është kthyer për 11,000 konsumatorë.

Megjithatë, janë edhe rreth 10,000 konsumatorë të tjerë, të cilët vazhdojnë të mos kenë energji elektrike.

Dëmet e shkaktuara nga zjarri janë të mëdha, porse edhe mobilizimi i ekipeve të KEDS-it është i madh, puna e të cilëve po vazhdon dhe do të vazhdojë deri në orët e vona.

Rrjedhimisht, KEDS-i është duke i përmbushur të gjitha përgjegjësitë e veta dhe presim që KOSTT-i të aktivizojë transformatorin për të energjizuar Daljet.