Rozë

10 arsye pse ai ka frikë nga fejesa – Nuk është faji i femrave

Pra, ju po dilni me dikë dhe ai nuk do që t’i kufizojë gjërat.

Ndërsa ju nuk doni atë “dhimbje koke” në jetën tuaj, ndonjëherë është e vështirë për të kuptuar pse djemtë nuk duan të angazhohen dhe ndërkohë që “torturojmë” veten për çdo skenar të mundshëm pse gjërat nuk po shkojnë siç duhet.

Eksperti i marrëdhënieve, Rich Santos, jep disa arsye pse meshkujt rezistojnë nga angazhimet.

Disa prej tyre ndoshta nuk kanë të bëjnë aspak me ju.

1.Ai akoma do të luajë në fushë

Nëse mashkulli angazhohet një herë, ai do të humbi mundësitë për të takuar femra të tjera. Shumica e djemve e shfrytëzojnë këtë mundësi sa më shumë që të mundnin, sidomos kur nuk janë të sigurt se çfarë duan.

2.Femrat rriten më shpejt se meshkujt

Angazhimi do të thotë të rriten për disa meshkuj. Dhe shumica e meshkujve nuk duan të rriten ose duan ta zgjasin këtë proces sa më shumë që të munden. Angazhimi është një shenjë maturimi dhe disa meshkuj janë thjeshtë shumë të pamatur.

3.Është dikush tjetër

Është e vështirë për një mashkull që të angazhohet në një lidhje me një femër, nëse ai ka të tjera në mendjen e tij.

4.Ai ka prioritete të tjera

Në jetë është e vështirë të balancosh familjen, dashurinë dhe punën. Nëse janë disa gjëra në jetën e tij që kërkon më shumë përkushtim se dashuria, ai do t’i përkushtohet asaj.

5.Ai ka eksperienca të këqija

Ka një mundësi që ai të ketë kaluar një eksperiencë të keqe me ish-të dashurën ose është një fëmijë i prindërve të divorcuar. Dhimbja e pazgjidhur në të kaluarën e tij mund ta ndalojë atë nga angazhimi.

6.Ai është i frikësuar nëse lidhja nuk funksionojë

Angazhimi përfshinë rrezikun, pasi ju investoni energji në marrëdhënie. Disa njerëz mendojnë se nuk ia vlen nëse nuk është 100% e sigurt që do të funksionojë. Por nuk mund të jesh kurrë shumë e sigurt dhe kjo gjë i privon njerëzit që të mos angazhohen.

7.Asnjë nga miqtë e tij nuk janë të angazhuar

Nëse jeni të aftë që të përfshini në një lidhje të parin e grupit të shokëve të tij, atëherë ju lumtë. Shumica e djemve nuk duan të angazhohen përfundimisht.

8.Ai është vetëm për seks

Fatkeqësisht, disa meshkuj janë vetëm për të shkuar me disa femra.

9.Ai nuk do të angazhohet me ju

Shumica e arsyeve se një mashkull nuk do të angazhohet ka të bëjë me të. Por ai mund t’iu shikojë si një person të qeshur për t’u takuar, por kurrë nuk ka menduar për ju si dikush që do të angazhohet deri në fund.

10.Ju po i bëni shumë presion

Nëse ai do të angazhohet, le të vijë ai në atë moment vetë. Nëse ju vazhdoni ta shtyni, ai mund të mërzitet. Ai duhet të vijë në këtë pikë në mënyrë natyrale dhe jo se e keni detyruar ju.