Rozë

1 vit pas martesës sekrete së çiftit, vjen në jetë bebushja!

Chris Pratt dhe partnerja e tij, vajza e Arnold Schwarzenegger, Katherine, u bënë për herë të parë prindër të një vajze.

Çifti i martuar në mënyrë sekrete në prill të 2019-ës, janë shprehur se ndihen më shumë se të bekuar me ardhjen e bebushes, të quajtur  Lyla Maria Schwarzenegger Pratt. 

Përmes një postimi në Instagram, ishte vetë aktori që zbuloi emrin e veçantë të së bijës.

“Jemi më shumë se të lumtur t’ju njoftojmë për ardhjen e vajzës sonë, Lyla. S’mund të ishim më të lumtur se kaq dhe ndihemi ekstremisht të bekuar. Zoti ka bërë gjëra të mëdha për ne, prandaj jemi të mbushur vetëm me gëzim.”- shkruan ndër të tjera ai.

Pratt është gjithashtu baba i një vogëlushi 7-vjeçar, Jack nga martesa 8 vjeçare me aktoren Anna Faris. Pas ndarjes nga Faris, aktori dhe partnerja e re u martuan në fshehtësi të plotë qershorin e 2018-ës. Që atëherë, Chris nuk kursehej kur vinte puna tek deklaratat për një familje të madhe. Çifti e kishte planifikuar ta zgjeronte familjen menjëherë pas martesës.

1 vit pas martesës sekrete së çiftit, vjen në jetë

Lidhja e tyre e shpejtë, nuk ka qenë kurrë një marrëdhënie tipike. Për aktorin mjaftonte që e dinte e ëma e partneres dhe kaq. Përveç kësaj, e gjithë pjesa tjetër e dinte se ai e kishte ndarë mendjen që do të martohej me Schwarzenegger.