Shëndeti

1/3 e vendeve të varfëra vuajnë nga obeziteti, thotë studimi i ri

1/3 e vendeve më të varfra në botë vuajnë nga niveli i lartë i obeziteti, si dhe kequshqyerja, gjë që i bënë njerëzit shumë të hollë, sipas një raporti të publikuar në The Lancet.

Në raport thuhet se problemi është shkaktuar nga qasja globale në ushqime ultra të përpunuara dhe angazhimi i ultë fizik. Autorët bëjnë thirrje për ndryshime në sistemin modern të ushqimit për të cilin ata besojnë se po i shkakton këto probleme.  

Ndërsa, vendet më të prekura janë ato të Afrikës sub-Sahariane dhe Azisë.

Raporti vlerëson se gati 2.3 miliardë fëmijë dhe të rritur në planetë janë obezë, dhe më shumë se 150 milion fëmijë vuajnë nga ngecja në rritje. Ndërsa, shumë vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme po përballen me këto dy çështje, të njohura si barra e dyfishtë e kequshqyerjes, përnjëherë.

Kjo do të thotë që 20 për qind e njerëzve janë obezë, 30 për qind e fëmijëve nën 4 vjet nuk rriten siç duhet, dhe 20 për qind e grave klasifikohen si të holla.

Komunitetet dhe familjet mund të preken nga të dy format e kequshqyerjes, si dhe vet individët, në pika të ndryshme të jetës së tyre, thuhet në raport.

Sipas raportit, 45 nga 123 vendet u prekën nga dy format e kequshqyerjes në vitet ‘90, ndërsa 48 nga 126 vendet në dekadën e dytë të mileniumit të ri.

Deri në dekadën e dytë të mileniumit të ri, 14 vende me të ardhurat më të ulëta në botë kishin zhvilluar këtë ‘problem të dyfishtë’ që nga vitet ’90.

Autorët e raportit thonë se qeveritë, Kombet e Bashkuara dhe akademikët duhet të ndërmarrin veprime për ta adresuar problemin dhe drejtojnë gishtin tek ndryshimi i të ushqyerit.

Mënyra se si njerëzit hanë, pinë dhe lëvizin po ndryshon. Rritja e numrit të supermarketeve, disponueshmëria e lehtë e ushqimit më pak veti ushqyese, si dhe një rënia e aktivitetit fizik, rezultojnë në njerëz me mbipeshë. Dhe këto ndryshime po prekin vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, si dhe ato me të ardhura të larta.

Megjithëse ngecja në rritje e fëmijëve në shumë vende nuk është më aq e shpeshtë, ngrënia e ushqimeve ultra të përpunuara në fillim të jetës është e lidhur me keq-rritjen.

“Ne po përballemi me një realitet të ri ushqyes. Ne nuk mund t’i karakterizojmë më vendet me të ardhura të ulëta si të kequshqyera, ose ato me të ardhura të larta si obeze. Të gjitha format e kequshqyerjes kanë një emërues të përbashkët, sistemet ushqimore që nuk arrijnë t’i sigurojnë të gjithë njerëzve ushqim të shëndetshëm, të sigurt, të përballueshëm dhe të qëndrueshëm,” thotë autori kryesor, Dr. Francesco Branca, drejtor i departamentit të ushqimit për shëndetin dhe zhvillimin në Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSh).

Branca tha se ndërmarrja e këtyre ndryshimeve është e domosdoshme përgjatë gjithë sistemit të ushqimit, nga prodhimi dhe përpunimi i ushqimit, përmes tregtimit dhe shpërndarjes, çmimeve, marketingut dhe etiketimit, deri te konsumi dhe mbeturinat.

“Të gjitha politikat dhe investimet përkatëse duhet të rishikohen rrënjësisht,” tha ai.