Lajme

𝐕𝐕 𝐞 𝐏𝐃𝐊 𝐩𝐚𝐣𝐭𝐨𝐡𝐞𝐧 që çë𝐬𝐡𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 ‘𝐝𝐚𝐣𝐚𝐤𝐮𝐭’ 𝐭𝐚 𝐳𝐠𝐣𝐢𝐝𝐡𝐢𝐧 𝐦𝐞 𝐧𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐢𝐦

By GAZETA SCANNER 1

May 28, 2024

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seance fillestare në rastin ku Bislimi e Lushtaku bashkë me deputetët Hajdar Beqa dhe Bekim Haxhiu, akuzohen lidhur me rastin e përleshjes së ndodhur më 13 korrik 2023 në Kuvendin e Kosovës.

Por, palët janë pajtuar që rasti të shkojë në Procedurë të Ndërmjetësuar.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka thënë se është për procedurë të ndërmjetësimit “nëse të gjitha palët janë të dakorduara”. Njëjtë u shpreh edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.