Lajme

𝐒𝐪𝐚𝐫𝐢𝐦 𝐩ë𝐫 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫ë l𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐩𝐞𝐧𝐬𝐢𝐨𝐧𝐞𝐯𝐞

By GAZETA SCANNER 1

May 07, 2024

Kërkesa për paraqitje fizike të pensionistëve për vazhdimin e pensioneve, para zyrave të Qendrës për Punë Sociale, në Drenas, nuk është përgjegjësi e as kërkesë e Komunës së Drenasit.

Përgjegjësia për komunikim me pensionistët dhe kërkesës për paraqitje fizike të pensionistëve është përgjegjësi ekskluzive e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Departamentit të Pensioneve.

Pushteti lokal nuk ka asnjë përgjegjësi për këtë shërbim, për personelin, për radhët e gjata e as për detyrimin e ardhjes fizike të personave me gjendje të rënduar shëndetësore pranë Zyrës për çështje pensionale.

Sqarimet dhe trajtimi i ankesave të qytetarëve për radhët dhe situatën e rënduar të pensionistëve duhet të merren pranë Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Departamenti i Pensioneve. Komuna për këtë nuk e ka asnjë përgjegjësi.