BotëKoronavirusi

​Turqia shënon numër rekord të rasteve të reja me Covid-19

ipas të dhënave zyrtare, 77.722 raste të reja të infektimit me koronavirus janë konfirmuar në Turqi në 24 orët e fundit, që është bilanci më i madh ditor i rasteve të konfirmuara që nga fillimi i epidemisë.

Numri i shtrimeve në spital është rritur me 10% në muajin e fundit, megjithëse bilancet ditore të të infektuarve rishtazi janë rritur katër herë, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë Fahretin Koca pas një takimi të këshillit shkencor këshillimor të qeverisë, raporton Reuters.

“Në periudhat e mëparshme të pandemisë kemi parë ditë me një numër më të madh të të shtruarve, por me një numër më të vogël të të sapoinfektuarve. Duket se varianti omicron do të zvogëlojë rrezikun që paraqet pandemia”, tha Koca.

Në fund të dhjetorit, numri më i lartë ditor i të infektuarve rishtazi ishte rreth 20.000 dhe kishte 145 vdekje të lidhura me koronavirusin në të njëjtën periudhë 24-orëshe, sipas të dhënave zyrtare.

Megjithatë, numri i vdekjeve në mesin e pacientëve me COVID-19 nuk është rritur javët e fundit, pavarësisht rritjes së numrit ditor të rasteve të reja.